Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë një paralajmërim në rrjete sociale.
Ai ka thënë se ditën e sotme do ta publikojë bisedën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me kryeterroristin, Milan Radoçiq.
Nuk dihet se për cilën bisedë bëhet fjalë, dhe për çfarë temash ka disktuuar Kusari-Lila me Radoiçiqin.
“Moti nuk e keni degju Mimozen tu fol me Millanin. Epo e degjoni neser (sot)”, ka shkruar ai.
Incizimet e publikuara nga Nacionale
Janë dy momente kur publiku do ta dëgjonte zërin e kryeterroristit Millan Radojçiq: e para, kur ai bisedon me shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila në telefon, dhe e dyta, kur një muaj pas bisedës, paraqitet me një video nga veriu– duke kërcënuar Republikën e Kosovës.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvehbikajtzi%2Fposts%2Fpfbid02jwkrugz3uiGA1xEadLKgGQ79zaeijtFhA8JuMmLXVviEnjktCBDFEQms8Yt9LNjWl&show_text=true&width=500
Veç një muaj distancë kohore nga këto dy ngjarje, qershor-korrik 2022, derisa në veri Radojçiq kërcënonte, në telefon më Kusari-Lilën, ai diskutonte për energjinë në veri dhe votimin e ligjeve.
“Paga minimale, Vallaqi…”
Gazeta Nacionale, kishte publikuar ekskluzivisht audiot ku shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, bisedonte me Sllavko Simiqin e Listës Serbe, lidhur me ligje të ndryshme, siç e konfirmonte vetë Kusari-Lila: si ai për Liritë Fetare, Vetëqeverisjen Lokale e më i diskutueshmi, ai për Pagën Minimale.
Mospërfshirja e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pagën Minimale, ato ditë do të kryesonte diskursin publik, duke qenë se partitë e mëdha opozitare si PDK dhe LDK nuk do të ishin të pranishme në votim. Por, aty do të ishte Lista Serbe.
Audiot e publikuara në Gazetën Nacionale, ku Kusari-Lila diskutonte me Sllavko Simiqin e Listës Serbe dhe me terroristin Millan Radojçiq, e kishin veç një vijë arsyetimi: diçka si kalimi i agjendës legjislative dhe diçka si ‘insistimi i atyre të Listës Serbe që Millan Radojçiqit t’i ngritej pazari në këto diskutime’.
Për kalimin e agjendës legjislative – le të themi – hahej disi (por, nëse edhe këtu anashkalohet diskursi i Vetëvendosjes ndër vite).
Por, pyetja që bëhet sot e atyre ditëve, është se si shefja e grupit parlamentar të një partie politike që veç tjerash, u ngrit duke e quajtur ‘çetnike Listën Serbe’ – gjatë bisedave që u publikuan, në asnjë moment nuk la të nënkuptohej se përfshirja e saj në diskutim nuk po i shërbente ‘ngritjes së pazarit të Radojçiqit’.
“Millan Radojçiqi mundet me qenë i burgosun, mundet me qenë i dënumë, por në momentin kur thotë se kjo është fjala që po du me ta thanë, ti e dëgjon” – do të deklaronte Kusari-Lila në Debat Plus.
Fjalia më lart, mund të kishte kuptim nëse po bëhej fjalë për ndonjë – potencialisht – të burgosur politik a ndonjë disident, por jo për njeriun që ishte futur në Listën e Zezë të ShBA-së për krim dhe për të cilin, nga bisedat Simiq – Kusari, do të diskutohej edhe se si ‘ai (Radojçiq, nuk është njeri i keq)’:
“Dhe përsëri të them se janë bisnezmenë dhe njerëz familjarë” – do t’i thoshte Sllavko Simiq – Mimoza Kusarit, derisa kjo e fundit do ta pohonte ‘njerëzillëkun’ dhe ‘njeriun familjar’- por ja që problemi ishte te Amerika.
“E di Sllavko…por qartë nuk janë të pastër për amerikanët” – do të dëgjohej Kusari-Lila.
Në Debat Plus, Kusari-Lila do ta thoshte këtë fjali: “Pse nuk dorëzohet ai (Radojçiqi) më së miri është më u dorëzu”, por në telefon me Simiqin, atë më lart.
“Ka pasë komente të asaj natyre, pse çka ka ai, nuk është njeri i keq. Jo bre jo, është një problem përmbajtësor”, do të shpjegonte bisedën Kusari-lila në Debat Plus edhe pse ‘problemi përmbajtësor’ në bisedat me Simiqin, nuk dëgjohej.
Një çështje tjetër, që diskutohej ato ditë rreth bisedës Kusari-Radojçiq, është gjuha në të cilën kishte komunikuar dyshja: a ishte shqip apo serbisht dhe minutazha, a ishte 3-4 minuta apo 30-40 minuta?
Kusari do të qëndronte në opsionet e para: se biseda ishte në shqip dhe ishte 3 minuta. Por, për të parën, tashmë ka dëshmi se nuk është e vërtetë. Biseda ishte zhvilluar në serbisht.
Maratona e akuzave për biseda e bashkëpunim me Radojçiqin ndërmjet partive politike në Kosovë, lidhet me dy aspekte: atë kohor (para apo pas futjes së tij në Listën e Zezë) dhe aktivitetin e tij kriminal derisa ai bëhet krejt i qartë dhe për më tepër, shpërfaqet si asnjëherë më parë – një vit pas bisedës me Kusari-Lilën – më 24 shtator 2023, në fshatin Banjë të Republikës së Kosovës.
Nga arsyetimi për bisedën sikur edhe nëse dikush është i burgosur ti duhet ta dëgjosh se çka ka për të thënë, Kusari-Lila do ta tregonte në disa paraqitje televzive se telefonata nuk ishte vetëm në nivelin e të dëgjuarit. Por, në të biseduarit. Edhe atë, për shembull: për energjinë në veri.
“Ajo që ka ndodhë një herë, kur kemi bisedu për situatën e energjisë. Dhe kjo është lidh drejtpërdrejt me trafostacionin në veri, në Vallaq”, do të deklaronte Kusari-Lila në Debat Plus.