Më 9 shkurt, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për përfaqësuesit e tyre dhe një nga emrat më të spikatur në këto zgjedhje është Anila Reçica Llugiqi, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me një karrierë të ndërtuar mbi profesionalizmin dhe përkushtimin, Anila Reçica Llugiqi ka dëshmuar aftësi të spikatura në menaxhimin e institucioneve lokale.
Si drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Lipjanit, ajo ka udhëhequr aktivitete të ndryshme të cilat kanë dëshmuar aftësinë e saj për të menaxhuar dhe organizuar projekte me impakt të drejtpërdrejtë për të rinjtë dhe kulturën në përgjithësi. Përveç përvojës së saj si drejtoreshë ajo mban edhe pozita kyçe brenda LDK-së. Anila është Nënkryetare e Forumit të Gruas në nivel qendror dhe Kryetare e Forumit të Gruas në Lipjan. Këto angazhime e kanë bërë atë një zë të fuqishëm për të drejtat dhe fuqizimin e grave duke punuar aktivisht për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe avancimin e politikave që mbështesin barazinë gjinore dhe mundësitë për gratë. Një nga cilësitë që e veçon Anila Reçica Llugiqin është komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët.
Ajo ka dëshmuar se është gjithmonë pranë tyre duke dëgjuar shqetësimet dhe duke punuar me angazhim dhe vendosmëri për t’u ofruar zgjidhje konkrete për problemet e përditshme. Si një figurë energjike, me integritet dhe vizion të qartë për të ardhmen, Anila Reçica Llugiqi përfaqëson ndryshimin dhe përparimin që shumë qytetarë kërkojnë dhe presin. Më 9 shkurt, vota për Anila Reçica Llugiqin është një votë për zhvillim, barazi dhe një të ardhme më të ndritur për Lipjanin dhe Kosovën.
Artikull i sponsorizuar