Kryetari i Lipjanit, pas një suksesi të jashtëzakoshëm si kryetar i kësaj komune, Imri Ahmeti është kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ahmeti përgjatë fushatës zgjedhore ka marrë mbështetje nga bashkëvendasit e tij.
Ahmeti është shprehur i bindur se LDK e ka trendin pozitiv për zgjedhjet parlamentare.
Në një intervistë të dhënë se fundi për Frontonline, sekretari i LDK-së ka thënë se ka qenë vendim i partisë së tij që të kandidojnë edhe kryetrët e komunave për deputet.
‘’Padyshim që edhe me ne edhe pa ne LDK e ka trendin pozitiv, dhe është në trendin që të jetë e para, por natyrisht që shtytje këtij procesi do i japin edhe kandidimet tona, prandaj vendim i KP do i përmbahemi, por ky është vetëm propozim’’
Ai u ka premtuar bashkëvendasve të vet se nuk do t’i braktisë edhe nëse do të marrë vota të mjaftueshme për ulësen e Kuvendit të Kosovës.
‘’Padyshim se do të mbetem kryetar i Lipjanit, sepse kam kontratë me ta, nuk do i zhgënjej besimin e tyre, do të mbetëm në Lipjan, ideja është të japim peshë procesit zgjedhor dhe për ta rritur votën e LDK-së, por unë nuk e ndërroj pozicionin e kryetarit të Lipjanit me asnjë pozicion tjetër’.
Ahmeti thënë se Lëvizja Vetëvendosje për 4 vjet ka dëshmuar se nuk është në gjendje të qeverisë me vendin, pasiqë sipas tij ka ngecur shumë në procese zhvillimore dhe në politika të tjera. Ai është shprehur i bindur se qytetarët e Lipjanit do të votojnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, marrë parasysh suksesin e kësaj partie në nivel komunal.
Imri Ahmeti mban numrin 7 në listën e LDK-së.
