Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Berlin nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Presidentca gjermane tha se Steinmeier i tha Osmanit se Gjermania është e interesuar për stabilitetin në rajon dhe anëtarësimin europian të Kosovës.
“Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës, theksoi Presidenti Federal gjatë bisedimeve. Vendi duhet të punojë për t’i krijuar kushtet e nevojshme për këtë”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Gjermani.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FBundespraesident.Steinmeier%2Fposts%2Fpfbid02sTW3Ntm9M14CdgwYeerfDps4wj9xvbSvA4Xq9LyBCL5uDkv1ARNsarsChifRiNGgl&show_text=true&width=500
Osmani ka disa ditë që po qëndron në Gjermani, ndërsa është takuar paraprakisht edhe me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, me të cilën tha se rikonfirmuan “partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”. Presidentja tha pas takimit me kryediplomaten gjermane se “Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike”, dhe se “puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”.