Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Aktualisht politika zyrtare serbe po e përdorë Kosovën për të nxitur unitetin kombëtar, por kjo ka nxitur edhe ekstremizëm nacionalist në rritje”, tha ai.
“Lufta ka nxitur ndjenja nacionaliste në rajon duke rritur tensionet mes grupeve etnike dhe duke ndikuar në stabilitetin politik”, tha Majko.
Këto deklarime, ish shefi i qeverisë shqiptare i bëri gjatë konferencës së Institutit Octopus me temën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”.