Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc, Ragmi Mustafi, ka
thënë se Shaip Kamberi ka fituar votat e mjaftueshme për ta siguruar ulësen në
parlamentin e Serbisë.
“Deri më tash mbi 8 mijë e 200 kuti numërimi votash që janë në Serbi, nga 7
900 vend votime që janë përpunuar, zoti Kamberi ka marrë rreth 13 mijë e 400
vota, përderisa listës që i pa pri Shqipërim Arifi ka marrë 3 155 vota. Zoti
Kamberi prin bindshëm në komunat: Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc”, tha ai.
Mustafi
ka thënë se është mision i Shaip Kamberit që të përçojë zërin e shqiptarëve të
Luginës në Parlamentin e Serbisë. Presidentin e sapo zgjedhur të Serbisë,
Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur albanofob.
‘’Zoti Kamberi do të përfaqësojë ato që ka përfaqësuar deri më tash, ka pas
një përfaqësim të dinjitetshëm. Në vazhdimësi zoti Kamberi ka thënë që nuk
duhet të dorëzohemi dhe të mos nënshtrohemi ndaj regjimit diktatorial të zotit
Vuçiq që tash ka fituar në mënyrë absolute. Kjo kundërshti vjen nga ajo që ai
imponon një qasje albanofobe ndaj shqiptarëve në përgjithësi”, tha Mustafi për
RTV21.