Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njoftoi për një drekë pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në rezidencën e këtij të fundit; me ç’rast shtoi se LDK “do të ruajë relacionet” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “në çdo veprim të saj”.
“Me ambasadorin Hovenier, ndamë pikëpamjet tona mbi zhvillimet politike në vend. Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të; dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj; duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar”, ka shkruar Abdixhiku.
Njoftimi i plotë:
Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në residencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit.
Me ambasadorin Hovenier, ndamë pikëpamjet tona mbi zhvillimet politike në vend. Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të 🇽🇰🇺🇸; dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj; duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar.
Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në.