Mbi 40 mijë euro dyshohet se janë grabitur sot në një këmbimore të kriptovalutave në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Pronari i këmbimores “ExCoins”, Valton Isufi ka konfirmuar për Telegrafin, se personat e armatosur kanë grabitur mbi 40 mijë euro.
“Mbi 40 mijë euro janë grabitur nga persona të armatosur”, tha ai duke shtuar më tej se me rastin po merret policia.
https://host.vpplayer.tech/player/ptkzurlt/vjsnoqcz.html Policia më herët njoftoi për rastin duke konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.