Gazetari serb i veriut të Kosovës Branislav Krstiq ka thënë se bën kërcënimin se do të hiqen nga buxheti i Serbisë, Lista Serbe mobilizoi rreth 100 të rinj të Kosovës javën e kaluar dhe i dërgoi në Beograd.
‘Misioni’ i tyre sipas Krstiqit është mbrojtja e regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq nga protestat masive të studentëve. “Më vjen sinqerisht keq për ata të rinj të shantazhuar dhe prindërit e tyre!”, ka thënë Krstiq në profilin e tij të Facebook.
!https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbranislav.krstic.92%2Fposts%2Fpfbid0FPtbvtmgPNkc14c97qTsQbc3uPjTsfcH4fw6F23uiPvMWWJJfAkbUmCFF86uExxDl&show_text=true&width=500
Ky ështtë postimi i plotë i gazetarit:
Horror në Mitrovicë
Nën kërcënimin se do të hiqej nga buxheti i Serbisë, Lista Serbe mobilizoi rreth 100 të rinj javën e kaluar dhe i dërgoi në Beograd për të mbrojtur regjimin e bandit Vuçiq nga protestat masive të studentëve.
Më vjen sinqerisht keq për ata të rinj të shantazhuar dhe prindërit e tyre!
Më e keqja, mobilizimi, presioni dhe kërcënimet vazhdojnë…