Përfaqësuesja e Kosovës U17 arriti të mposhtë Moldavinë me rezultat 1-0.
Kjo është edhe fitorja e parë për selektorin, Arbnor Morina në fazën e ligës B të raundit të dytë të kualifikimeve për Evropianin e U17-shave.
Golin e vetëm të kësaj ndeshje e shënoi Rin Ahmeti, i cili realizoi në minutën e 41-të.
Me këtë fitore, Kosova ngjitet në pozitën e parë me 4 pikë, ndërsa Moldavia në fund të tabelës ku nuk ka fituar asnjë ndeshje.
Ndeshjen e ardhshme Kosova pritet ta zhvillojë kundër Qipros, pas tre ditësh./IndeksOnline/