Chatboti më i popullarizuar në botë, ChatGPT ka lansuar një veçori të re në ueb si dhe në sistemin operativ të Apple, iOS.
Me veçorinë e re të platformës ju do të mund të vendosni bisedat tuaja në arkiv, pa pasur nevojë t’i fshihni ato, transmeton Telegrafi.
Për ta bërë këtë, duhet të shkoni në shiritin anësor ku janë të ruajtura të gjitha bisedat që keni pasur me ChatGPT-n, të klikoni tek njëra që doni ta vendosni në arkiv, pasi ta keni bërë këtu klikoni në butonin me tre pika dhe më pas do t’ju hapet një shirit tjetër, në të cilin do të shihni opsionin ‘archive’ (arkiv).