Policia e Shqipërisë e ka arrestuar shtetasin nga Kosova, B.B., i dënuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut me gjashtë vjet burgim për trafikim të narkotikëve.
38-vjeçari është kapur në pikën kufitare Morinë, duke tentuar të futej në Shqipëri, derisa ishte në kërkim ndërkombëtar.
B.B. është banues në Gjilan, e nga dënimi i ka mbetur edhe një vit e gjysmë burgim.
“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin policor.