Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Bardh Ahmeti, ka komentuar dorëheqjen e Adi Krastës nga pozita e zv/drejtorit në RTK.
Ai ka thënë se Krasta po largohet i poshtëruar, pasi nuk guxoi ta thotë asnjë fjalë për lajmin e rrejshëm të Slobodna Bosnës.
Postimi:
Adi Krasta po shkon i poshtëruar. Nuk guxoi ta thotë asnjë fjalë për lajmin e rrem ku kolegët e tij u shpallën spiunë. E ka gojën plot kundër autoritarizmit të Ramës, ndërsa qëndroi i heshtur përballë Albinit dhe Dejonës.