Një ditë pas takimit në Bruksel, ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, takon sot zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Hovenier pas takimit me Bislimin, do ta ketë një adresim për media, në orën 11:40.
Kështu thotë njoftimi i ambasadës amerikane.
Kosova dhe Serbia, deri më 22 mars, do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve, tha kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi.
Ai dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.