Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor, deklaroi kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për “The Telegraph”.
I pyetur nëse Britania duhet të rrisë praninë e saj ushtarake në rajon, Kurti se “Mbretëria e Bashkuar është pjesë e NATO-s dhe ata veprojnë dhe veprojnë në atë mënyrë. Unë besoj se duhet të ketë më shumë trupa të NATO-s në Kosovë.”
Kurti tha se “NATO mund dhe duhet të angazhohet më shumë në Kosovë si ushtarakisht ashtu edhe politikisht” për shkak të kërcënimit nga Beogradi.
“Situata është e rrezikshme dhe mendoj se nuk mund të besojmë se çfarëdo që të bëjmë, mund t’i përkeqësojmë gjërat nëse angazhohemi më shumë. E kundërta është e vërtetë. Nëse angazhohemi më shumë, kjo do të shërbejë si faktor parandalues”, deklaroi Kurti më tej.