Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinajka kritikuar Kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se veprimet e tij nuk janë në favor të Kosovës.
“Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk janë ndihmës per qellimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës e ndihmojne shumë strategjinë e Putinit me vanu permbylljen e çështjeve të sigurisë në Ballkan’. Kurti është në shërbim të Putinit”, tha Haradinaj në RTV21.
Haradinaj tha se AAK-ja ka një program të favorshëm për qytetarët e Kosovës në zgjedhet e ardhshme.
I pyetur se pse duhet të votohet Haradinaj e jo Kurti, i pari i AAK-së tha ”Kush e voton Albin Kurtin në të ardhmen do shkojnë në Rusi, Moskë, e kush e voton Ramush Haradinaj e ka zgjedhë rrugën më të shpejt dhe më të sigurtë për anëtarësimin në NATO”.
Kryetari i AAK-së tha se ka bërë përpjekje që raporti me aletatë për sigurinë të ruhet sepse anëtarësimi në NATO është më i rëndësishëm se çdo temë tjetër.
‘’Anëtarësimi në NATO i siguron edhe serbët e Kosovës’’, tha Haradinaj duke shtuar se kjo është më e rëndësishme se sa diskutimi për dinarin.
‘’Mbizotron çështja e hyrjes në NATO në krahasim me çështjen e dinarit’’, tha Haradinaj.
Haradinaj tutje ka shtuar se ‘’Albin Kurti nuk lufton ai rrinë në zyre, nëse nesër vendi shkon në luftë këtij nuk I dhimbsen ata që luftojnë’’, tha Haradinaj.
Ai tutje tha se Kurti ka qenë i gabuar dhe se Kosova nuk duhet të udhëhiqet më nga dikush që nuk është pro amerikanë.
”Askush mos ta udhëheq Kosovën që nuk është pro amerikanë, Kurtin do e mbajë mend si njeri të gabuar”, tha Haradinaj.
’Kurrë në jetë nuk ka pasur qeveri më të korruptuar se qeveria Kurti’’, tha Haradinaj.