Izmir Zeqiri, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, ka folur rreth peticionit për shkarkimin e tij.
Madje, Zeqiri, që ndryshe u quajt “Obama” i Zubin Potokut për shkak të ngjashmërisë fizike me ish-presidentin amerikan, thotë se është i bindur se peticioni për largimin e kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës s’do të kenë sukses.
“Unë besoj se kjo nuk do të ketë sukses edhe do të vazhdoj, por si do që të jetë ne jemi duke i përcjellur këto zhvillime. Unë nuk besoj se do të ketë sukses ky far peticioni’’ thotë ai për Front Online.