Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci, ka nisur dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Geci do të përballet me pyetje të ndryshme që lidhen me komunikatën 59, e cila përfshin informacione të rëndësishme mbi operacionet e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.
Për këtë komunikatë, deklaratë në Gjykatën Speciale kishte dhënë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci.
“Mendoj se jam i ftuar të dëshmoj për komunikatën nr.59. Prej kësaj komunikate më janë vrarë dy shokë”, kishte deklaruar atëkohë Gani Geci.