Një aksident trafiku ka ndodhur më 7 korrik ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.
Një person kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia njofton se viktima ka vdekur dje.
“AKSIDENT TRAFIKU- Komoran 07.07.2024-06:15. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një autobusi dhe dy veturave, ku si pasojë një person mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa më 05.08.2024 viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”