Këngëtari Ilir Shaqiri ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit Adem Gashi në moshën 70-vjeçare.
Shaqiri ka thënë se kënga e tij “Sërish vjen marsi” dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e Gashit, raporton Express.
Ai ka përmendur edhe se si Gashi ka qenë drejtor i Programit Satelitor në RTSh gjatë kohës së luftës.
“I trishtueshëm ky mëngjes janari. U nda nga jeta gjeneral poeti Adem Gashi, autori i shumë librave me poezi e prozë, drejtori i Programit Satelitor në RTSh gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë, fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare në kohën e sotme. “Serish vjen marsi” dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e tij të përjetëshme. Lamtumirë, mik i shtrenjtë!”, ka shkruar Shaqiri.