Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ia ka ndaluar fjalën ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së ditës së sotme.
Haxhiu tentoi t’i përgjigjet Hisen Berishës së PDK-së, megjithatë, Bogujevci nuk e lejoi të komentojë:
“Më lejoni të përgjigjem ndaj komentit të deputetit Hisen Berisha.
Zonja Haxhiu të lutem..
Nënkryetare e Kuvendit të lutem nuk është në rregull që në Kuvendin e Kosovës të ketë manipulime.
Zonja Haxhiu vetëm ku është pyetje të përgjigjeni, nuk keni të drejtë të komentoni në…regjia ju lutem ia ndaloni fjalën.
Deputeti Hisen Berisha ka bërë pyetje, por e ka tërhequr, nuk kam faj unë që deputetët e opozitës i bien pishman.
Regjia…”