Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se togeri Arbnor Haxhani ka marrë çmimin “International Honor Graduate” në SHBA.
Haxhani ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Georgia të SHBA’së.
“Toger Arbnor Haxhani ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin International Honor Graduate. Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Toger Haxhani ka treguar performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës.”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSHPFSK%2Fposts%2Fpfbid0215XUQ4Z6xctvrwTTu4V5drhYbCdYscQRppdeyvvaqmwaqKPNdGXYGRtedapqppABl&show_text=true&width=500