Bedri Hamza i nominuari nga PDK-ja për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ka publikuar fotografi nga takimet e tij në Shtepinë e Bardhë në ShBA. Nacionale mbrëmë raportoi për këto takime. Në këtë vizitë, Hamza ka marrë mbështetje nga Amerika si dhe kanë folur për njohjen e pavarësisë nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, para zyrtarëve të lartë amerikan, ai ka prezantuar edhe planin e tij për Kosovën.
Hamza ka thënë se ka takuar asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter si dhe Drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), Kathleen Larkin.
“Mesazhi që mora ishte i qartë: SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.” – ka shkruar Hamza.
“Vizitën time në SHBA e fillova me një takim me Asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK), si dhe me Drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), znj. Kathleen Larkin. Mesazhi që mora ishte i qartë: SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës” – ka shkruar Hamza në Facebook.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbedrihamza.official%2Fposts%2Fpfbid02apBSjhqZzx5rzvu5siWNbqCoNDZzCiJQY2pHqXzqsJPMFmW3e5V7bBpy4PMTnVVl&show_text=true&width=500
Më tej, ai ka thënë se në takim janë përmendur edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesëshja e vendeve të BE-së.
Ndërsa, Hamza ka bërë me dije që i ka prezantuar planin e tij që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve
“Ne u pajtuam që tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt njohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE. Këto janë qëllimet strategjike për të cilat folëm gjerësisht. Unë prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Hamza ka pasur edhe një mesazh për Qeverinë Kurti të cilët kritikohen për dëmtim të raporteve me aleatët.
“Për realizimin e të gjitha këtyre qëllimeve, partneriteti me SHBA është i rëndësisë jetike dhe për Kosovën e mua edhe i pazëvendësueshëm.” – përfundon shkrimi i tij.
Derisa Qeveria Kurti kritikohet çdo ditë për dëmtim të raporteve me aleatët, Hamza si kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, kishte thënë në ditën kur ishte kandiduar se do të fuqizojë aleancat me aleatë.
“Jam i plotësuar që rreth vetës kam njerëz profesonistë me vizion të qartë, që kanë dedikimin dhe parimet për ta zhvilluar demokracinë në vend, rendin dhe ligjin, arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe mbi të gjitha për t’i fuqizuar aleancat me njerëz e vende që besuan në të drejtën tonë, në krye me ShBA-të dhe gjithmonë e në cdo rast, duke nderuar e kujtuar sakrificën e mijëra grave dhe burrave, që dhanë cdo gjë për lirinë dhe shtetin që gëzojmë.” – kishte shkruar ai.