Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë për Ekonomia Online, se partia e tij do të jetë befasia e zgjedhjeve.
Tahiri ka thënë se AAK-ja ka shpalosur deri më tani disa argumente të besueshme që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
“I kam dy vlerësime AAK me koalicionin e vetë do ta ketë rezultatin më të mirë që e ka pasë aleanca dhe do të jetë befasia e kësaj zgjedhje, ngritja jonë strukturore bashkë rendimi në koalicion, argumentimi që e kemi bërë në kuvend, ballafaqimi që e ka bërë kryetari Ramush Haradinaj janë argumente të besueshme që në këto zgjedhje të kemi një ngritje jashtëzakonisht të madhe” – ka thënë ai.