Një 19 vjeçar nga Maqedonia e Veriut është në mesin e të arrestuarve nën dyshimin se kanë planifikuar sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë.
Sipas mediaveatje, 19-vjeçari është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili erdhi në Vjenë me prindërit e tij dhe më vonë u shpërngul me ta në Terniz (Neunkirchen, Austria e Ulët), përcjell Gazeta Express.
Në Terniz u sekuestruan lëndë kimike që thuhet se janë të përshtatshme për ndërtimin e një bombe. 19-vjeçari mësohet se i kishte vjedhur nga kompania e përpunimit të metaleve ku ka punuar për herë të fundit. Sipas policisë, ai kohët e fundit u betua për besnikëri të përjetshme ndaj të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (IS).
Sipas fqinjëve, pamja e të riut ka ndryshuar tërësisht gjatë vitit të kaluar, dhe së fundmi ai kishte një “mjekër talebane”, siç tha një dëshmitar. Një e re plotësisht e mbuluar së fundmi është parë më shpesh para shtëpisë së prindërve të 19-vjeçares.
Dy bashkëpunëtorë të tjerë mësohet se i përkisnin rrjetit të atentatorit të penguar. Ata me sa duket janë fshehur dhe një kërkim në mbarë Evropën për ta është duke u zhvilluar. Ato mund të jenë arsyeja pse policia vazhdoi të merrte një “rrezik abstrakt” edhe pas pengimit të sulmit të mundshëm.
Pas kësaj deklarate, organizatorët vendosën të anulojnë koncertet vjeneze Swift.
Për sulmin e planifikuar terrorist islamik në Vjenë, ku është arrestuar edhe një 19 vjeçar i dyshuar me origjinë shqiptare, ka reaguar edhe kancelari austriak, Karl Nehammer, i cili tha se situata rreth sulmit terrorist të planifikuar ishte shumë e rëndë, ndërsa shtoi se u parandalua një tragjedi, përcjellë Gazeta Metro.
Nehammer ka shkruar në rrjetin social “X”, se gjendja rreth sulmit të planifikuar terrorist ishte shumë e rëndë, dhe se është parandaluar një tragjedi, kjo falë bashkëpunimit intensiv të policisë austriake dhe shërbimeve të huaja.
Ai tutje ka shtuar se po jetojmë në një kohë, ku po përdorët dhuna si mjet për të luftuar mënyrën perëndimore të jetesës, dhe se terrorizmi islamik kërcënon sigurinë dhe lirinë në shumë vende perëndimore.
“Terrorizmi islamik kërcënon sigurinë dhe lirinë në shumë vende perëndimore. Pikërisht për këtë ne nuk do të heqim dorë nga vlerat tona si liria dhe demokracia, por do t’i mbrojmë ato edhe më me forcë. Këto vlera janë themeli i shoqërisë sonë dhe na bëjnë të qëndrueshëm ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit”, ka thënë ndër të tjera kancelari austriak. /Gazeta Express/