Policia ka njoftuar se ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve në operacionin kundër grupit kriminal që dyshohet se merrej me fajde, i realizuar në Pejë dhe Prishtinë.
Sipas informacioneve shtesë që janë dhënë nga policia, katër nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
“Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarve është gjithsej pesë. Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfiskuar edhe dëshmi relevante për rastin”, thuhet në njoftim.
Policia gjithashtu ka publikuar pamje nga zhvillimi i operacionit të sotëm.