Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, e ka komentuar takimin e ardhshëm të kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandr Vuçiq, i cili pritet të ndodh të mërkurën.
Ajo pretendon se në këtë takim Kurti do të marrë leje nga presidenti serb për të hapur urën mbi lumin Iber.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se në këtë takim mund te jepet edhe leja për të dërguar në Kushtetuese drafti-statutin e Asociacionit në Kushtetuese.
Ajo është shprehur kundër këtij takimi.
“Kurti takim me Vuciqin se shpejti! Kjo me gjase qe Kurti te marre leje nga Vuciqi qe ta hap Uren mbi lumin lber, mbase edhe leje qe ta dorezoje asociacionin te Gjykata Kushtetuese te cilin e shkroi mshefte prej popullit – perndryshe cka i duhet ky takim kur Vuciqi s’e levizi as gishtin per ta zbatuar njohjen e Kosoves, nderkohe qe pas sulmit ne Banjske nuk u ndeshkua, nderkaq Kurti u ndeshkua- tash me heqje graduale te ndeshkimeve qe s’dihen kur hiqen!”, ka shkruar Tahiri.