Modelja e njohur Arbenita Ismajli duket se më në fund ka thyer heshtjen lidhur me çështjen e kujdestarisë së vajzës së saj, Nina.
Pas disa muajsh lajme dhe spekulime mediatike mbi marrëdhënien e saj me reperin Fero dhe betejën për kujdestari, Arbenita ka zgjedhur të japë një mesazh të qartë përmes një videoje në TikTok.
Në video, Arbenita shfaqet me vajzën e saj në avion, ndërsa në përshkrim lë një deklaratë të fortë që duket se i drejtohet babait të vajzës.
Ajo shkruan: “Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se cili prind ishte problemi,” duke lënë të kuptohet se përvojat e ardhshme të vajzës do hedhin dritë mbi situatën mes prindërve.
https://www.tiktok.com/embed/v2/7421499714455047456?lang=en-US&referrer=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Freagon-per-here-te-pare-arbenita-ismajli-pasi-fero-i-mori-vajzen%2F
Fero, nga ana tjetër, kishte bërë të ditur se gjykata kishte vendosur që vajza do të qëndronte me të për 12 muaj, ndërsa me nënën e saj vetëm disa ditë në muaj. Megjithatë, Arbenita deri më sot kishte zgjedhur të mos e komentonte këtë vendim publikisht.
Për momentin, duket se çështja e kujdestarisë së vajzës mbetet një temë e ndjeshme, ndërsa përballjet e tyre po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në publik.