Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se mungesa e punës e mbulon hipokrizinë e LVV-së.
Rama me një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se ata për tetë vite nuk kanë arritur të realizojnë projektin për Sheshin Adem Jashari në Prishtinë, ndërsa thotë se pas marrjes se detyrës si kryetar ka kërkuar zhvillimin e këtij sheshi.
“MUNGESA E PUNËS ZBULON HIPOKRIZINË Për tetë (😎 vite, Vetëvendosje ka udhëheq me Prishtinën. Tetë vite (😎 kanë dështu me realizu projektin e Sheshit Adem Jashari në Prishtinë, e dje tentuan të moralizojnë e të flasin për vlera. Unë, pasi kam marrë detyrën, kam kërku zhvillimin e Sheshit Adem Jashari në Prishtinë. Pesë (5) projektet e përzgjedhura janë prezantuar përfaqësuesve të familjes Jashari me 09 korrik 2024.”, shkruan Rama.
Ai tha se vetë ai para 15 vitesh i ka ofruar një projekt për Kompleksin Memorial Adem Jashari në shenjë mirënjohje dhe nderimi, kjo tregon, sipas tij, vlerat dhe jo fjalët boshe e propaganduese.
“Në vitin 2010, pra para 15 viteve, në shenjë nderimi dhe respekti për familjen Jashari, unë kam zhvilluar dhe dorëzuar një projekt për Kompleksin Memorial në Prekaz me vetëiniciativë dhe pa asnjë kompenzim financiar. Kjo arrihet kur punon dhe lartëson vlerat tona, e jo me fjalë boshe e propagandë. Prandaj, tentimi i Vetëvendosjes në Prishtinë të moralizojnë rreth mbrojtjes së vlerave përmes fjalëve boshe, propagandës e sabotimit e të marrin rolin e gjykatësit vetëm sa e rikonfirmon hipokrizinë e tyre.”, ka shkruar Rama.