Një ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë. Lidhur me të bëmat kriminale të Radoiçiqit ka folur edhe analisti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.
Ai ka folur për ndikimin e Radoiçiqit tek të rinjtë serbë, teksa zbuluar pak detaje nga e kaluara e tyre kriminale.
“Kur sheh të rinj që përfshihen në krime është ndjenjë shumë e keqe. Kështu ka ndodhur edhe me grupin e disa të rinjve serbë në veri të Kosovës për shkak të dominimit të gjatë të strukturave kriminale të Milan Radoicicit”, shkroi Islami në Facebook.
Postimi i plotë:
Me shkas,
Kur sheh të rinj që përfshihen në krime është ndjenjë shumë e keqe. Kështu ka ndodhur edhe me grupin e disa të rinjve serbë në veri të Kosovës për shkak të dominimit të gjatë të strukturave kriminale të Milan Radoicicit.
Njëri nga 4 serbët e ndaluar dje në Mitrovicë, të cilët u liruan me masën e arrestit shtëpiak, është RASTKO NEDELJKOVIC. Sipas të dhënave të siguruara nga qytetarët serbë në veri, ai përkundër faktit se është shumë i ri, njihet si narkoman, alkoolist dhe shumë problematik.Madje, në disa raste është i përfshirë edhe në rrahje, si tifoz i grupit famëkeq serb DELIJE. Ai është nga Zveçani, dhe vendasit e njohin për aktivitete kriminale.
Për këtë vet RASTKO NEDELJKOVIC-in dhe shumë të rinj të tjerë serbë mban përgjegjësi MILAN RADOICIC dhe njerëzit e tjerë. RASTKO ka pasur raporte të mira me terroristin e vrarë në Basnjska, STEFAN NEDELJKOVIC, pastaj VLASTIMIR RADIVOJEVIC (i njohur si MAMI) e LAZAR RADENKOVIC (i njohur si Proja).
