Policia e Kosovës i ka bërë apel të gjithë pjesëmarrëve në trafik që të kenë kujdes të shtuar pas reshjeve të fundit në vend.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike reshje të shiut e borës dhe ulje të temperaturave, Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e bore”, thuhet në apelin e policisë, transmeton Klankosova.tv.