Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur. Viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është I.A, ndërsa viktima që u qëllua është bashkëshortja e tij, SH.T
Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje.