Një person dyshohet se është vrarë sot në Klinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se janë njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi” dhe se në vendin e ngjarjes një person është gjetur pa shenja jete.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.
Gazeta Express ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Më poshtë pamjet e siguruara nga Drini TV.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdrinitv.official%2Fvideos%2F1106421137587465%2F&show_text=false&width=267&t=0