Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pyetur për ofendimet dhe sulmet që ditë më parë kryediplomatja dhe bashkëkryetarja e GUXO, Donika Gërvalla-Schwarz, ia ka bërë Ramush Haradinajt, në Deçan, duke e quajtur si “gjeneral të vetëshpallur”.
Osmani ka thënë për Kosova Press se nuk përcjell deklarata të tilla.
“Nuk përcjelli deklarata të tilla”, ka thënë presidentja Osmani shkurtimisht, pas pyetjes se si e vlerëson deklarimin e Gëvallës.
Për ofendimn e ministres drejt Ramush Haradinajt, PZAP e ka gjobitur Vetëvendosjen me 10 mijë euro.
Gërvalla gjatë fjalimit të saj tha se opozita “nuk dinë dhe nuk duan të qeverisin në Kosovë,” teksa kandidatin për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinajn, e ka quajtur si “i ashtuquajtur hero i Çakorrit” dhe “gjeneral i vetëshpallur”.