Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se këtë të Premte u nënshkruan dy marrëveshje mes Shqipërisë dhe Hungarisë
“Për ne është kënaqësi të vijmë në Budapest sepse e kemi parë Hungarinë si model për reformat e brendshme. Në sot nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në fushën e bujqësisë dhe të administratës publike. Kjo e fundit është vërtet shumë e rëndësishme për të gjitha ato vende që janë në proces anëtarësimi.”
Gjatë deklaratës së përbashkët me homologun Orban, kryeministri Rama tha se Hungaria ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në procesin e negociatave të Shqipërisë me BE.
“Së pari, më duhet të them që jam vërtet shumë shumë i nderuar për mënyrën se si kryeministri, miku im më prezantoi. Nuk e di nëse është e merituar, por këto fjalë prej tij kanë vërtet rëndësi të madhe për mua. Për mua ai është një nga personat më të këndshëm për të folur për gjëra të ndryshme që po ndodhin në botë, por edhe për historinë nga e cila duhet të mësojmë për të përgatitur të ardhmen. Prandaj është kënaqësi që jam këtu dhe shpreh mirënjohjen time të thellë për atë që ka bërë Presidenca e Hungarisë në BE për ne, duke nxitur e duke bërë të mundur që pas disa ditësh ne do kemi mundësinë të hapim një pjesë të madhe të negociatave, pra një grup të tërë kapitujsh. Do hyjmë në një fazë integrimi vërtet të avancuar“, shtoi ai.