Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të raportuar nga zyrtarë të bankave për para që dyshohen se janë të falsifikuara e që janë deponuar në bankë.
Në dy rastet, njëra një Prishtinë e tjetra në Lipjan, shuma e parave të falsifikuara është mbi 3 mijë euro.
Nicole Kidman zgjodhi një fustan elegant të zi dhe me detaje të fshehura në të
Të vogla, por me vlera të çmuara: Pse është e rëndësishme të hani fara lini çdo ditë
Guardiola mund të marrë një vendim tronditës në rast se City shpallet fajtor për shkelj…
Ish-efektivi i RENEA-s u vetëplagos me armë zjarri
Debati për të brendshmet në BBVA, shikuesit dyshojnë se Juli dhe Egla po aktrojnë duke …
Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.12.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës (më 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 2660 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Lipjan 22.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare-zyrtare e bankës (më 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 343 monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/