Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim që ta ndalojë posedimin e telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit dhe pjesës tjetër të stafit.
Bulliqi tregoi në Facebook se vendimi vlen për ambientet e “institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”.
“Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar”, shtoi Bulliqi.
Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurti.