Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka njoftuar ditë më parë se Manastiri në Banjskë do të jetë i mbyllur për vizitë nga 23 deri më 26 shtator.
Në njoftim thuhej se kjo po bëhet “për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, për të cilën Manastiri ka shumë nevojë në këtë moment”.
Gjithsesi, edhe pse i mbyllur, disa qytetarë serbë janë parë afër tij, duke kryer rituale e duke ndezur qirinj rreth mureve të Manastirit, transmeton Zeri.info.
Në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, atje sot kanë qenë liderët e shtetit, ku edhe është përuruar rruga me emrin e heroit Afrim Bunjaku, i cili ra duke mbrojtur sovranitetin e shtetit më 24 shtator të vitit të kaluar.