Luizi, përmes një postimi në Instagram, ka treguar arsyet pse nuk merr pjesë në festivale, duke thënë ndër të tjera se njëjtë siç ai kujdeset për të bijën, Lunën, ashtu dhe bashkëpunëtorët kanë fëmijët e tyre.
“Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale…Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe t’i bëjnë share këngëve të këtij lloji, të mbajnë frymën kur e dëgjojnë, kur në club-e të jenë kryefjala e mbrëmjes, kur të arrijnë miliona klikime, kur ta kalojnë numrin e klikimeve të këngëve, si për shembull: “Të ka lali shpirt” apo “Sarile” etj, atëherë unë dhe bashkëpunëtorët e mi do t’ju japim pafund këngë të tilla”, tha fillimisht këngëtari.
Më tej, shtoi:
“Por, siç dua dhe siç e kam për detyrë të kujdesem për Lunën, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë “Lunat” e tyre (duke iu referuar fëmijëve të tyre). Prandaj, jemi “të detyruar” pikërisht nga zgjedhjet dhe preferencat e shumicës së konsiderueshme që t’i japim atë që dëshirojnë dhe që në darkë, na paguan dhe na ushqen”, përmbylli ai.
Luizi u bë babai i Luna Marisë më 30 prill të këtij viti. Kiara dhe Luizi u bënë kështu prindër për herë të parë dhe emri i veçantë i vajzës së tyre ka kuptim:
Luna – Do të thotë “hënë” dhe buron nga gjuha latine.
Mari – Ky emër mund të lidhet me Virgjëreshën Mari, nënën e Jezu Krishtit. Nëse nuk është i shquar, pra jo Maria, mund të rrjedhë dhe nga japonishtja e përkthehet si “e vërteta” ose “arsyeja”.
Luizi nuk merr pjesë nëpër festivale për një arsye
Ai ka folur shpesh për prindërimin, duke u shprehur se “është lumturia më e madhe”.
“Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara “po”, por më vjen keq t’i them Kiarës se lumturia më e madhe qenka kjo tjetra. Është fakt. Keni për ta kuptuar kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë. Zoti ju bekoftë!”, u shpreh ai në një video në Instagram.