Presidentja e Komisionit Europian ka pritur gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në Bruksel sot.
Faqja zyrtare e BE-së ka publikuar fotografinë e përbashkët të tyre dhe disa nga pritja që von der Leyen iu bëri liderëve ballkanikë.
Nga Kosova në këtë drekë mori pjesë kryeministri Albin Kurti.
Në takim temat kryesore u tha se ishin “agjenda e reformave dhe rritjes”.