Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për Associated Press.
Ai ka thënë se Rusia e fortë, do ta trimëronte Serbinë.
Sipas tij, Kosova, Bosnja e Maqedonia e Veriut, do të mund të rrezikoheshin.
Ai foli në misionin diplomatik të Kosovës në Varshavë, kryeqytetin polak. Misioni u hap pasi Polonia dhe Kosova vendosën marrëdhënie konsullore në vitin 2022.
“Presidenti despotik Putin do të inkurajohej të vazhdonte më tej me përpjekjet e tij për destabilizimin, aq më tepër nëse ndihet i suksesshëm në Ukrainë. Unë me të vërtetë nuk dua të besoj se ai mund të fitojë teorikisht”, tha Kurti.