Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me tubimin që e kishte me diasporën në Paris ditën që shkoi.
Në shkrimin e tij, Kurti ka pasur fjalë të mëdha për diasporën.
Sipas Kurtit, diaspora ka “vënë shembullin e përkushtimit ndaj atdheut”.
“I nderuar me mikpritjen e bashkatdhetarëve tanë në Paris. Diaspora jonë ka vënë shembullin e përkushtimit ndaj atdheut, jo vetëm në të kaluarën e të tashmen por edhe për të ardhmen. Pa kontributin e tyre, vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin, dhe falë kontributin të tyre Kosova sot ka mbështetje të palëkundur gjithandej botës” – ka shkruar Kurti.