Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, i ka reaguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili mbështeti skuadrën e Kosovës në vendimin e tyre për të braktisur lojën në në ndeshjen Kosovë-Rumani pas thirrjeve raciste nga tribunat në minutat e fundit të lojës.
Ciolacu tha se “është totalisht e papranueshme” që Kurti, sipas tij, “të përziejë politikën me sportin” dhe se “më kot po provon të shndërrojë fajtorin në viktimë” duke e marrë për të për mirëqenë se barra e fajit rëndon mbi lojtarët kosovarë.
Shkrmi i plotë i Ciolacut:
Është totalisht e papranueshme ajo që bën kryeministri i Kosovës, i cili përzien politikën me sportin, dhe pretendon se pas gjesteve të kombëtares së tij të futbollit për të braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, do të bëjë presion politiko-diplomatik për të na dënuar!
Qeveria e tij po përpiqet më kot t’i kthejë fajtorët në viktimë dhe – më keq – kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzion! I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po ecën në rrugën e gabuar, sepse politika nuk ka vend në sport!
Sa për atë që ndodhi të premten mbrëma, e vërteta është vetëm një: fajtorët janë të qartë dhe nuk janë lojtarët rumunë dhe as publiku në Arenën Kombëtare!
Mund ta pranoj që lojtarët e Kosovës luajtën më mirë, por kjo nuk është absolute për gjestin në fund të ndeshjes, për të cilin duhet të mbajnë pasojat!
Dhe jam i sigurt se kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë!