Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa), gjeneral
, vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast, u prit në takim nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Fillimisht, Jashari e njoftoi gjeneralin Donahue mbi të arriturat e FSK-së, situatën aktuale dhe planifikimet për të ardhmen. Pastaj gjatë takimit u diskutua në përgjithësi mbi sfidat globale të sigurisë dhe në veçanti mbi sfidat rajonale.
Ndërsa gjeneral Donahue e përgëzoi gjeneral Jasharin për lidershipin e treguar gjatë proceseve dhe sfidave të ndryshme në të cilat ka kaluar Republika e Kosovës në përgjithësi dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në veçanti.