Pasi i bënë bashkë gjatë aventurës së tyre në Big Brother VIP Kosova, romanca mes Kaderit dhe Lumbardhit ka marrë fund. Lajmi u bë i ditur nga vetë bukuroshja Kader, e cila ndau këtë informacion me ndjekësit e saj.
Në një deklaratë të shkurtër, Kaderi njoftoi ndarjen nga Lumbardhi, duke shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale. Pak pas njoftimit të ndarjes, ajo reagoi sërish duke ndarë një mesazh emocional.
“Një dhimbje me fund është më mirë sesa një dhimbje pa një fund,” ka shkruar Kaderi, duke lënë të kuptohet se ndarja mund të ketë qenë e dhimbshme për të dhe se diçka e veçantë mund ta ketë lënduar atë.