Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, nën shoqërinë e bashkëpunëtorëve të tij, ka bërë homazhe tek varri i rreshterit, Afrim Bunjakut.
Në një vjetorin e vrasjes së tij, IPK-ja ka shkruar se ata bënë homazhe te varri i tij për të nderuar veprën dhe heroizimin e Bunjakut.
“Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë nderuan sot Heroin e Kosovës Afrim Bunjaku. Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Heroit Rreshter Afrim Bunjakut në krye të detyrës, në mbrojtje të rendit dhe sigurisë, Kryeshefi Ekzektutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj dhe zyrtarë të lartë të IPK-së, bënë homazhe te varri i tij për të nderuar veprën dhe heroizmin e tij”, thuhet në postimin e plotë.