Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se mospërfshirja e Akademisë përkujtimore për Presindetin Ibrahim Rugova në manifestimin “Flaka e Janarit” nënkupton se kasta politike e “urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën, themeluesin e kësaj Republike”. Sipas Hazirit, kjo është bërë me urdhër të qeverisë qendrore dhe atyre që e kontrollojnë politikën e Komunës së Gjilanit.
Por, ai thotë se “Gjilanasit e Anamorava, si çdo vit, edhe këtë janar do të respektojë e nderojë me përkulje”, ish-presidentin Rugova.
Sipas Hazirit, thyerja e kalendarit të manifestimit po ndodh për herë të dytë
Postimi i plotë:
Mos përfshirja e Akademisë përkujtimore për presindetin Ibrahim Rugova në manifestimin “Flaka e Janarit” , edhe këtë vit ështe bërë me urdhër të qeverisë qendrore dhe atyre që e kontrollojnë politikën e Komunes së Gjilanit.
Administratori i tyre në Gjilan është vetëm një marionetë.
Thyerja e kalendarit të manifestimit për herë të dytë është tregues se kasta e tyre politike sa shumë e urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën, themeluesin e kësaj Republike.
Urrejtja nuk ka fituar mbi të mirën asnjëherë. Mosmirnjohësi është më i keqi i llojit të njeriut, por paqja, dashuria dhe rrespekti për Presidentin historik nuk mund të ndalet..
Gjilanasit e Anamorava, si çdo vit, edhe këtë janar do të respektojë e nderojë me përkulje.