Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka kritikuar buxhetin e propozuar për vitin 2025, duke e quajtur atë një plan që nuk adreson nevojat e qytetarëve, por përçan dhe izolon shtetin, shkruan Insajderi.
Ai theksoi se ky buxhet duhet të realizojë premtimet e bërë ndaj qytetarëve, dhe jo të përfaqësojë interesa të ngushta politike.
Abazi iu referua një deklarate të presidentes Vjosa Osmani, e cila gjatë ditës theksoi se politikat e qeverisë në katër vitet e fundit kanë çuar në përçarje dhe izolim të Kosovës.
Sipas Abazit, kjo tregon se qeveria aktuale nuk ka kapacitetin për të realizuar politikat që sjellin zhvillim dhe bashkim.
“Ky buxhet nuk është për ‘banane dhe kondoma’, ky është buxhet që duhet të realizojë premtimet për qytetarët“, tha ai.