Analisti kryesor politik i Channel 12 News të Izraelit Yedioth Ahronot ka bërë një postim në rrjetin e tij social X ku thotë se Shqipëria mund të presë 100 mijë banorë nga Gaza.
“Ndalesa tjetër – Shqipëria? Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës në vend. Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të presin refugjatë dhe pretendojnë se opsionet si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme”, thuhet në postimin e gazetarit Yedioth Ahronot./euronews