Trupi i atij që besohet të jetë Faton Hajrizi, tashmë gjendet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Familjarët e tij kanë qëndruar në IML për disa orë, ndërsa tashmë kanë dalë nga aty.
Gazetarja e Klan Kosova, Qendresa Tërshani, ka raportuar për Kosova Today se as avokati i familjes Hajrizi, e as familjarët e tij, nuk janë prononcuar për media gjatë daljes nga IML-ja.
Derisa nga pala serbe është konstatuar se personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi, kjo ende nuk është konfirmuar nga ekspertët e Kosovës.
Agron Thaqi, që po e zëvendëson drejtorin e përgjithshëm të IML-së, pritet të dalë para mediave për të dhënë detaje rreth asaj se deri ku kanë shkuar procedurat. /Klankosova